8.8 milionë euro për një rrjet që ende nuk është ndërtuar. M. e Inovacionit: “Mirëmbajtja, e ndarë nga kontrata e ndërtimit të rrjetit dixhital
Flitet për 8.8 milionë euro tender mirëmbajtjeje dhe askush nuk merr përsipër të sqaroj përfundimisht sesi qëndron e vërteta. Para disa ditësh “shqiptarja.com” që posedohet nga biznesmeni italian Carlo Bollino, publikoi një material sipas të cilit pretendohej se Radio Televizioni Shqiptar kishte kontraktuar një firmë për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të tij në një vlerë prej 8.8 milionë euro. Problemi shtrohet se ky rrjet ende nuk është ndërtuar dhe madje as ka filluar, ndaj ngjan disi e pakuptueshme sesi mund të jepen tendera të tillë për diçka që nuk ekziston. Sot e njëjta gazeta e vazhdon temën kur sjell në vëmendje se vetë RTSH-ja ka reaguar përmes disa kronikave televizive ku pretendon se mirëmbajtja është “pjesë integrale e kontratës së nënshkruar nga Ministria e Inovacionit me “Rohde & Schëarz”, pasi kjo e fundit fitoi tenderin 21,5 milion euro për rrjetin e transmetimit dixhital”. Pra ajo përfshihet te 21.5 milionë euro që i janë dhënë kompanisë gjermane. Mirëpo Ministria e Inovacionit nxjerr një tjetër version, duke u distancuar zyrtarisht nga ky qëndrim. “Marrëveshja e mirëmbajtjes për rrjetet numerike të RTSH është një dokument i ndarë nga kontrata për ndërtimin e këtyre rrjeteve. Lidhja ose jo e një marrëveshjeje për mirëmbajtjen është vendimmarrje e RTSH si institucion i pavarur, në funksion të nevojave dhe kapaciteteve dhe nuk përfshihet në fushën e përgjegjësisë të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike”, theksonte Ministria e Inovacionit në deklaratën për shtyp”, raporton “shqiptarja.com”. Madje RTSH-ja ka në dispozicion një personel prej 250 vetësh për këtë proces, por jo, zgjedh ofrimin e shërbimit në treg. 8.8 milionë euro nuk janë keq.
http://shqiptarja.com/media/2710/kontrata-8-8-milion--euro-e--rtsh-dista...
Comments
Nuk ka asgje per tu habitur.
Nuk ka asgje per tu habitur. Kontrata e mirmbajtjes eshte per mirembajtjen e pajisjeve.
Ka nje vkm detyruese per te gjitha institucionet qe ndertojne sisteme qe ti gatantojne mirmbajtjen sistemeve qe ne kohen e Sales. Eshte vkm-ja e SLA ( Service Level Agreement ).
Ministria e Inovacionit e di shume mire kete gje.
Shikoni tenderat e IT-se qe hapen te gjthe me SLA per 4 vjet. Dhe shume mire qe behen keshtu, sepse ne kete menyre eshte e garantuar gadishmeria dhe mbajtja ne gjendje pune 100% e sistemeve.
Kontrata e SLA normal qe nenshkruhet qe ne fillim. Eshte detyrim i vkm-s se Saliut.
Kaq e thjeshte eshte dhe nuk ka asnje truk apo mashtrim apo ndonje gje me te futur nga qe eria aktuale.
Pse nuk lexoni o gaetare qe vetem gazetare profesionist nuk jeni....
Sinqerisht, Shqiperise nuk i
Sinqerisht, Shqiperise nuk i duhen gazetaret profesioniste. Nuk i duhen edhe sepse ka komentues profesioniste, ka media sociale, sikurse ne fusha te tjera ka profesioniste te vertete qe po e nderojne kete vend. Ka mjeke, juriste etj.. Gjithsesi, shkrimi ehste importuar ketu nga "shqiptarja.com" dhe nese lexohet me vemendje, RTSH dhe Ministria po kundershtojne njera -tjetren kur njera pale thote se 8.8 milione euro jane pjese e kontrates se krijimit te rrjetit, pra 21 milioneshit te gjermaneve, kurse Ministria e mohon, kur thote se keto te dyja jane kontrata te vecanta. Askush nuk mohon detyrimin per mirembajtje, askush, e sidomos gazetari joprofesionist i "shqiptarja.com". Se edhe po ta mohoje ai, ose une e ndonje tjeter, kemi profesionistet e tenderave qe nuk harrojne.
Add new comment