Ilir Meta: “Në LSI askush nuk jep lekë për vendin në listën e kandidatëve”. Për kë shkon ky mesazh?
Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh “të padeshifrueshëm” nga mbledhja e Komitetit Drejtues të LSI-së. Thoitë Meta: “Jam krenar që asnjë kandidat i LSI për kryetar bashkie apo deputet që për të qenë i pari apo i dyti apo i treti në listë ka paguar lekë nën dorë apo mbi dorë te partia e kështu me radhë me të gjithë të tjerët, ashtu sikurse dëgjojmë që flitet lart e poshtë se kërkojnë lekë për partinë e përralla të tjera të cilat nuk janë gjë tjetër veçse abuzime të indivdiëve të caktuar që kërkojnë para për veten e tyre. Nuk ka nevojë LSI për t’i vënë gjoba bizneseve për të krijuar pengesa qytetarëe në shërbime. Do të kërkojmë dënimin maksimal të cilitdo individi, i cili jo vetëm që nuk do të ketë mbrojtje politike nga LSI po do bëhet shembull”, -tha Meta. LSI-ja është akuzuar nën zë, apo hapur se është parti që aplikon blerje të votave në zgjedhje. Por nuk është akuzuar as nën zë dhe as hapur se kandidatët për deputetë të saj, apo për kryetar bashkie japin para te kryetari për renditjen në listë. Kjo është e vërteta. Ndaj pyetja shtrohet: cilës parti i referohet Ili Meta kur flet për blerje të vendit në listë? PD-së? PR-së? PLL-së? LZHK-së? PDK-së? Ish- Lëvizjes për Mendimin Ndryshe? Interesi e do që zoti kryetar i Kuvendit të zbardhë për qytetarët se cila parti e ndjek këtë praktikë, pasi deri më sot nuk ka asnjë zë, informacion apo të dhënë, se ka ndonjë parti që e ndjek këtë linjë veprimi. Të paktën që nga 2009 e këtej.
Add new comment