Beteja e madhe e avionëve supersonikë: 1982, Siria përballë Izraelit(video)

Postuar në 23 Nëntor, 2015 18:42

Siria dhe Izraeli kanë një histori të vetën të konfliktit që ka sjellë vendosjen e trupave të OKB-së në Lartësitë Golan që ndan të dy vendet. Por konflikti nuk ka qenë përherë i ngrirë. Në vitin 1982 të dyja vendet u përballën në një betejë të vërtetë ajrore, masive, e ngjashme me ato të luftës së Parë Botërore. Beteja e Luginës Bekaa, ajo vendosi përballë 96 gjuajtës izraleitë dhe një skuadron UAV dhe 100 gjuajtës supersonikë sirianë të mbështetur nga 19 lëshues tokë-ajër. Konsiderohet si një nga betejat më të mëdha të avionëve që fluturojnë me shpejtësinë e zërit. Rezultati ishte i pabesueshëm: 17 bateri lëshimi nga 19 të instaluara nga sirianët u shkatërruan. 29 gjuajtës sirianë, Mig 21 ose Mig 23 u asgjësuan. Ditën e dytrë u asgjësuan 35 gjuajtës sirianë, kurse në një muaj që vazhduan përplasjet Siria humbi 87 gjuajtës, kurse Izraeli vetëm dy. Jepen disa arsye për këtë lloj përfundimi që vuri përballë Migun sovjetik dhe avionët amerikanë të tipit F: Trajnimi shumë i lartë i pilotëve izraelitë dhe komandimi i pilotëve sirianë nga toka që nuk arriti të komunikonte për shkak të intereferimit nga izraelitët.

http://www.businessinsider.com/this-dogfight-between-more-than-200-israe...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.