Tensione mes Rusisë dhe Britanisë. Kremlini: “Ndërhyrja britanike, nuk do të mund të shaktërrojë sovranitetin e Sirisë”

Postuar në 21 Nëntor, 2015 19:40

Fakti që ISIS përparon dhe ngjan i pamposhtur lidhet deri diku edhe me axhendat e ndryshme që fuqitë e mëdha kanë në Siri. Shembull i qartë është heshtja e Perëndimit ndaj ndërhyrjes ruse në Siri si dhe miratimi me vonesë i sulmeve të Kremlinit. Mirëpo me kalimin e kohës, në vështrim po vjen paqja dhe periudha që pason pastrimin e Sirisë nga militantët e Shtetit Islamik. Sot, disa media po raportojnë mbi disa deklarata të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila duke folur për mundësinë e ndërhyrjes britanike, ka paraljmëruar se ajo duhet të konsultohet në Këshillin e Sigurimit. Më tej, Zakharova, ka nënvizuar se në çdo rast “ndërhyrja britanike nuk do të shkatërrojë sovranitetin e Sirisë”. Nuk është e qartë se çfarë nënkupton kjo deklaratë, por ajo sjell në kujtesë disa skica dhe harta për ndarjn e Libisë, të cilat u publikuan në disa media serioze perëndimore, menjëherë pas likujdimit fizik të Mohamer Gedafit.
Aktualisht qeveria britanike po kërkon nga Parlamenti miratimin e goditjeve ajrore në Siri, në dritën e sulmeve të Parisit. Gjithsesi duket qartë se fuqitë kryesore në Perëndim nuk mund të pranojnë që çështja siriane të shtrohet për zgjidhje në kushtet triumfit ushtarak të fushatës ruse. Ndoshta edhe incidenti i para dy ditëve, për një avion rus që shkeli hapësirën ajrore britanike, lidhet me tensionimin që buron nga interesat e ndryshme që të dyja vendet kanë mbi Sirinë. Ndërkohë kryeministri britanik Cameron ka deklaruar se një votë e KS-së për ndërhyrjen britanike do të ishte e pranueshme.
http://www.presstv.com/Detail/2015/11/21/438601/Russia-warns-UK-Syria

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.