Holanda, "parajsa" e re për shqiptarët. Rekord kërkesash për azil
Azilkërkuesit shqiptar në Hollandë jane gjithmonë në rritjë. Sipas zyres se migracionit në Holandë IND, në muajn tetor plot 286 shetas shqiptar kërkuan azil. Raporti thekson se në dhjete muajt e parë të vitit 717 persona kërkuan azil në Holandë. Kjo bën që azilkërkuesit shqiptar të thyejnë një tjetër rekord në ketë shtet, pasi numri i tyrë është me i lartë sesa kërkesat në periudhën 2001-2014. Konkretisht në keta 14 vitë 595 shetas shqiptar kërkuan azil në Holandë.
Numri i shqiptarve që kërkojnë azil mbetet në rritje, edhe pas masave shtrenguese që ndermori qeveria holandeze. Ajopërfshiu Shqipërine në listën e vendeve të sigurta, por sic duket kjo nuk mundur të ulë fluksin. Por numri real i azilkërkuesve shqiptarë pritet të jete shumë me i lartë pasi në shumë kampe azilkërkuesit janë në pritje të regjistrimit.
Gazeta ‘De Telegraaf’, e cila lexohet nga rreth 2 milion lexues në ditë, i kushtoi së fundmi faqat të para një reportazhi të gjatë për azilkërkuesit. Gazeta renditi arsyet kryesore pse shqiptarët largohen, duke e vënë theksin te përkeqesimi i gjendjes ekonomike. Gjithashtu në ikjen e shqiptareve nga vendi i tyre, sipas “De Telegraaf”, ka ndikuar edhe mospërkrahja me ndihmë ekonomike nga shteti dhe mosofrimi i vendeve të punës.
Add new comment