Update/Parisi numëron të vdekurit, terrorizmi godet sërish (foto, video)

Postuar në 13 Nëntor, 2015 23:20

Parisi është goditur sërish nga terrorizmi. Akte të njëpasnjëshme terroriste në kryeqytetin francez kanë lënë pas dhjetra viktima e të plagosur. Sulmet ndodhën në kohën që po luhej miqësorja Francë-Gjermani mbrëmjen e së premtes brenda një harku kohor prej pak minutash. Gjithçka ka qenë e kordinuar në mënyrë që aktet të ishin të njëkohshme.

Presidenti Olond, i cili ishte duke ndjekur takimin Francë-Gjermani është larguar nga tribuna i shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë. Dyshimet janë se pas këtyre sulmeve qëndron Shteti Islamik.

Ndoshta është akti më i rëndë terrorist pas 11 shtatorit, pasi numri i viktimave ka ardhur në rritje qëkurse është raportuar për shpërthime në Paris. Në tëiter ISIS ka postuar se Parisi është në flakë.Kujtojmë që një vit më parë në revistën Sharli Hebdo u krye një tjetër sulm terrorist me disa të vrarë.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.