Studentët thanë fjalë vulgare? Në fakt edhe këto këtu janë fjalë dhe sjellje vulgare(video)
Tha Kryeministri Edi Rama për vezët që i hodhën studentët: “Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare. Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”. Këtij interpretimi në Top-Story që nuk e fsheh dot nervozizmin, i duhet sjellë si ballafaqim fakti nëse Edi Rama, në detyrë qysh prej vitit 1999 në detyrë publike, ka patur apo jo sjellje vulgare apo fjalor vulgar. Memoria na thotë që po, madje në disa raste kemi parë spazma verbale. Po rikujtojmë disa prej tyre, disa vulgare, disa joetike, disa të pasjellshme. Dhe të mbajmë parasysh që studentët e quajtë hajdut, sharlatan dhe kryeministër plehrë.
Add new comment