Rama: Informaliteti një kancer, polarizon ekonominë

Postuar në 31 Tetor, 2015 12:20

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin me strukturat tatimore dhe biznesin me temë “Beteja me Informalitetin”. Në këtë takim me strukturat tatimore të përfshirë në aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, Rama tha se mbyllja e syve para korrupsionit dhe evazionit fiskal nuk i ndihmon të varfrit. Kryeministri Edi Rama e krahasoi informalitetin e ekonomisë me një kancer që ka prekur organizmin e vendit. Duke vënë theksin në rëndësinë e këtij aksioni, kreu i Qeverisë u shpreh se informaliteti e polarizon ekonominë e vendit dhe nuk lejon konkurrencën e ndershme. “Informaliteti është një kancer, që nuk luftohet me karamele. Por duhet të trajtohet ashpër. Mbyllja e syve nuk ndihmon të varfrit, pasi lëmosha rrit hendekun të varfër­të pasur. Informaliteti nuk lejon konkurrencën e ndershme, dhe e polarizon ekonominë e vendit”, tha kryeministri Rama.

Ndërkaq, Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj tha se do të përforcohet kontrolli ndaj inspektorëve që nuk zbatojnë ligjin. Si lehtësi për bizneset e vogla, Shehaj njoftoi nisjen e trajnimeve nga data 2 nëntor për të shmangur penalitetet nga moszbatimi korrekt i ligjit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.