Shënim: Qeveria gjen armikun; për krizën e ka fajin dembelizmi

Postuar në 27 Tetor, 2015 18:53

Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar në parim draft-ligjin e përgatitur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë “Për punëkërkuesit e papunë”. Thuhet se drafti synon të frenojë dembelizmin dhe të stimulojë të papunët që të pranojnë të punojnë në vendet e punës që ofron biznesi apo edhe institucionet shtetërore.

Nxitja për këtë nismë ishte paradoksi aktual ku nga njëra anë ekzistojnë 150 mijë kërkesa për punë në zyrat e punës, dhe nga ana tjetër ka 26 800 vende pune që kërkojnë punëtorë.

 “Ne nuk mund të pranojmë që një sistem i tërë të sponsorizojë dembellëkun e qytetarëve shqiptarë, pra të shkojnë të kërkojnë punë dhe të mos pranojnë të punësohen në vendet e punës që biznesi ofron. Projektligji është shprehur qartë për plotësimin e dy kushteve themelore që kanë të bëjnë me kushtet që monitorin Inspektorati i Punës, pra kushtet e punës, pagesa të jetë brenda kuadrit ligjor, por edhe kushtin e dytë, që punëmarrësit të kenë një mundësi për aftësim profesional.

Pra kombinimi i të tre faktorëve, mundësisë për punë, kushteve të punës dhe kualifikimi i punonjësve do të jenë baza e këtij projektligji”, – tha Klosi. Rrjedhimisht, atij që i jepet një punë sipas kritereve me të cilat është regjistruar dhe nuk e pranon, do t’i hiqet statusi i të papunit dhe përfitimet që vijnë me të.

Nuk është bërë e qartë se ç’lloj vendesh pune janë këto ekzistueset, dhe ku. Por duket se përfundimisht është gjetur armiku dhe fajtori për krizën aktuale të papunësisë; janë pikërisht shqiptarët dembelë. Dhe në pamundësi për të ndërruar popullin, qeveria e merakosur ka vendosur ta gdhendë këtë pis milet. Po si? Duke reduktuar edhe atë pjesë “welfare” që ofron deri tani.

Comments

Submitted by Navigatori (not verified) on

Duhet menjëherë ministria ta ndihmojë këtë çështje. Bizneset të vëndojnë tabela të cilat shkruajnë "KËRKOJMË PUNËTOR" dhe qeveria t'i rrise taksat individe duke i ulur taksat bizneseve. Këto s'kërkojnë punë se s'janë të dëshpëruar, një vitë punojnë e dhjetë vjetë rrijnë rehat se s'kanë ndonjë borxh të madh parash t'i japin qeverisë. Kur e bën të pamundur të jetojsh pa punë e i hap mundësi bizneseve atëherë çdo njeri ka ku të gjeje punë. Më shumë biznese do hapen se më pak taksa do ketë për to, çdo biznes minimum ka pesë punëtor që i duhen dhe plus bizneset që ekzistojnë ala do kërkojnë më shumë punëtor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.