Serbia me shpresë që Vatikani ta jetë kundër Kosovës për të hyrë në UNESCO
Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, - të cilën e udhëheq Ivica Daçiç, - historiani Predrag Markoviç, ka deklaruar se Kosova nuk ka kapacitet për ta mbrojtur, siç ka thënë ai, trashëgiminë kulturore serbe. Ai ka vlerësuar se Vatikani, i cili s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mund të luajë rol të madh në lidhur me kërkesën e Kosovës për të hyrë në UNESCO. "Kosova nuk ka kurrfarë kapaciteti për mbrojtjen e trashëgimisë serbe, atje nuk ka kustosë, nuk ka restaurues” ka thënë Markoviç për televizionin "Palma plus", transmeton Koha.net. "Vatikani, të cilit i prin papa që është nga Argjentina (as ky shtet s’e ka njohur Kosovën), do të mund të luante rol të madh lidhur me çështjen e pranimit të Kosovës në UNESCO”, ka thënë Markoviq.
Add new comment