Apeli “përmbys” KLD-në, kthen në punë Ina Ramën. A do të bindet Këshilli?

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:38

Me një vendim të ditës së sotme, Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-Prokurores së Përgjithshme Ina Rama për t’u kthyer në sistemin gjyqësor, në postin e barazvlershëm me atë që mbante në Krimet e Rënda para se të emërohej kryeprokurore. Ky vendim në fakt është parashikuar në ligj, por ndryshe kishte arsyetuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kështu gjykata ka rrëzuar vendimin e KLD-së, sipas të cilit, Rama, si çdo gjyqtar duhet t’i nënshtrohej konkursit nëse do të donte të punonte në një Gjykatën e Apelit.

Apeli vendosi që KLD-ja t’i propozojë Presidentit emërimin e Ina Ramës. Deri tani, pasi mbaroi mandatin e kryeprokurores, Ina Rama ka punuar juriste në një bankë të nivelit të dytë. Por mbetet për t’u parë sesi do reagojë KLD pas këtij vendimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.