Mentor Kikia: Mos i shkoni Fevziut në emision; është në krizë

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:18

Nga Mentor Kikia / Mbi debatin e pështirë mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogajt. Shumë shkurt. Duhet durim i madh të shikosh tashmë një debat televiziv deri në fund. Janë nja 20 të tillë brenda një jave nëpër televizione, sepse është produksioni më i lirë televiziv. Të enjten pashë deri në fund sekuencën e sharjeve mes Andrea Stefanit dhe Prec Zogajt. E pashë duke shtrënguar dhëmbët, për të parë se deri ku mund të shkojë perversiteti intelektual.

 

I njoh të dy personalisht, i respektoj të dy dhe s’kam asnjë drojë të them këtë. Por, s’kam asnjë drojë të them më të zezat që mund të më vijnë në mendje, pas asaj pështymosjeje publike. Për shkak se ky (debat nuk i thuhet kurrë) ndodhi publikisht në emisionin Opinion, një nga referencat më të rëndësishme të opinionbërjes, shumë kolegë, me të drejtë, komentuan sa në mediat tradicionale aq edhe në ato sociale, duke u përpjekur ta shpjegojnë këtë ndyrësi mediatike, ku të dy personazhet nuk lanë gjë pa sharë, kërcënuar e pështyrë mbi njëri­tjetrin.

 

Jo është krizë mediatike, jo është mungesë etike, jo krizë politike etj etj. Tani, jo se po kursej Andrean dhe Precin, por kjo është krizë e Fevziut. Ai kishte ngritur një debat për CEZ­in dhe fton ndër të tjerë, edhe dy njerëz, që s’kishin asnjë haber mbi temën, por që nuk lanë askënd tjetër të flasë. Kriza është e Fevziut, që ashtu si parlamenti që ka orën e diskutimit të lire (ku deputetët shahen me libër shtëpie), para se të hyhet në rendin e ditës, edhe ai ka “seancën” e sharjeve të lira dhe këtë punë e bëjnë Andrea me Precin. Dhe ata, duke qenë përherë në studio, për cdo temë, po për cdo temë ama, nga kanceri i gjirit tek kriza në Siri, nga papunësia dhe niveli i arsimit, tek trafiku i drogës dhe sporti, atë që dinë të bëjnë më mirë, është të shahen.

 

Kriza është edhe e shumë moderatorëve të tjerë që ftojnë të njëjtët “ekspertë”, studio më studio, dhe madje ka nga ata që janë njëherësh edhe në tre ekrane brenda një dite. Kjo është kriza miq, Andrea me Precin do shahen, pasi skanë c’të thonë tjetër për të justifikuar pagesën. Një këshillë: Thjeshtë mos i shikoni. Nuk keni çfarë të mësoni. As ata vetë nuk kanë ç’të thonë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

MENTOR KIKIA - Jo po te shohim lajmet mediokre e shtetlepirese te tuat . Meqe ra fjala, beji nje analize dhe krizes se top channel. Krize e madhe e pa kthim. Nuk shihen lajmet, nuk shihet balla, nuk shihet fare dudushi, nuk shihet mengjesi, nuk shihet fixi ( prej 2 vjetesh ne krize) . Nuk ka nje show klasi e profesional, vetem vulgaritet e cingie dhe ca burra e gra injorante qe drejtojne. Ulu be nje analize te vertete nese do te flasesh. Ju shkoi jeta profesionale mes gjysma te vertetash. ( ne mos , genjeshtrash)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.