Shikoni Kokonë, gorillën që dashuron me gjuhën e shenjave (video)

Gorilla Koko është bërë e njohur për përdorimin e gjuhës së shenjave, por dashuria për macet është ajo që e bëri atë një nga të preferuarat në media. Në vitin 1983, gorilla e ultësirës perëndimore thuhet se i kërkoi trajnerit Penny Patterson praninë e një maceje. Patterson dhe studiuesit e tjerë bashkëpunëtorë të fondacionit, e mbështetën këtë ide, duke shpresuar se duke u kujdesur për një mace ata mund ta përgatitnin Kokonë për amësi. Ata i dhanë gorillës një kotele lodër dhe pasi ajo e injoroi atë dhuratë, i dhanë një kotele gri të vërtetë për ditëlindjen e saj në korrik të vitit 1984. Koko u gëzua. Ajo e krahasoi atë me një fëmijë. E quajtën All Ball dhe gorilla Koko filloi të kujdesej për të. Por pas disa muajsh kotelja doli nga kafazi i Kokosë dhe u shtyp nga një makinë. Trajneri Penny Patterson e ndau këtë lajm me gorillën e cila filloi të qante. “Fli Mace”, tha ajo. Koko mbushi 44-vjeçe këtë vit, dhe për ditëlindjen e saj, Patterson lejoi të vinin dy kotele të reja. Rezultati, të cilin kujdestarët e Koko-së postuan vetëm këtë javë, ishte aq e bukur sa ju nuk mund ta besoni.
Burimi: Mental Floss
Add new comment