Qielli sirian, rreziku i një lufte të re shumë afër. Pilotët britanikë, urdhër për reagim ndaj rusëve?!

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:33

Hapësira ajrore siriane po bëhet gjithmonë e më e ngjeshur, komandantët ushtarakë druhen nga një përplasje mes avionësh, helikopterësh, dronësh, raketash dhe artilerie, çka do kishte pasoja globale. Lajmi i fundit është drita jeshile që sipas mediave britanike, kanë marrë avionët luftarakë britanikë Tornado për t’iu përgjigjur avionëve rusë nëse ndihen të rrezikuar. Sipas një eksperti ushtarak, të jesh racional në këtë hapësirë ajrore komplekse, nuk është e mundur më.

Si të mos mjaftonte kjo, aeroplanmbajtësja kineze Liaoning është stacionuar në brigjet e Sirisë, duke u mundësuar avionëve J-15 që të kryejnë sulme ajrore. Andreë Foxall, një ekspert për Rusinë në “Henry Jackson Society” ka deklarua se një gabim mund të sjellë një incident diplomatik me përmasa katastrofike.

Por makthi është se kjo luftë, e nisur si një betejë kundër ISIS, në fakt mund të përfundojë në një konflikt gjithëpërfshirës.

Rusia ka ana e saj, ka kërkuar sot shpjegime Londrës zyrtare, pas lajmeve në shtyp për urhdrin e fundit për pilotët britanikë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.