LSI nis "hakmarrjen" ndaj PS. Drejtoresha e hipotekës në Vlorë hiqet pavarësisht kësaj fotografie

Postuar në 08 Tetor, 2015 12:32

LSI duket se ka nisur të hakmerret për mosrepsektimin e marraveshjes nga PS për emerimet në bazë, çka ka sjellë edhe përplasjen mes dy partive aleate në Këshillat e Qarqeve. Kështu institucionet në varësi të ministrive që drejtohen nga LSI kanë nisur me ndëshkimin e funksionarëve socialist. Dhe kësaj fshese të LSI-së duket se nuk do t’i shpëtojnë edhe të preferuarit e kryeministtrit.

10 muaj pas emërimit si drejtoreshë e Hipotekës në Vlorë, emërim që u shoqërua edhe me një foto mes saj dhe kryeministrit Rama,  Loreta Tozaj është shkarkuar nga detyra. Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se shkarkimi nga detyra i drejtueses së ZVRPP Vlore, Loreta Tozaj është bërë me urdhër te Ministrit te Drejtesise, z. Nasip Naço.

Shkarkimi është motivuar me mangësi te theksuar ne sherbimin ndaj qytetareve. Sipas njoftimit ministri Naço është shprehur se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj cënimit te cilesise se sherbimit.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.