Kapet me pistoletë në brez dhe 36 bileta “heroi” i Beogradit dhe Digitalbit
Ka marrë përsipër autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd dhe me ndihmën e Digitalb, sponsorit zyrtar të kombëtares është kthyer në “heroin” e shfaqjes patriotike që u dha në ndeshjen e tetorit të shkuar me Serbisë dhe Shqipërisë.
Madje Digitalb i kushtoi edhe një dokumentar që e lanncoi disa ditë para transmetimit për njeriun që poshtëroi Serbinë me një dron dhe një cohë të zezë të stampuar me kollosët e pavarësisë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.
Frika e përsëritjes së ndonjë incidenti të ngjashëm në takimin e së enjtes në Elbasan Arena ka bërë që Morina të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga policia, e cila arriti ta arrestojë në flagrancë me dy pistoleta dhe 36 bileta të falsifikuara për ndjeshjen Shqipëri-Serbi. Ndalimi i Morinës u bë nga efektivë të komisariatit numër 1 në zonën pranë Shkollës së Baletit.
Në komunikatën e policisë thuhet se gjatë kontrollit fizik te ushtruar shtetasit Ismail Morinaj i është gjendur e fshehur në trup (xhep) një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava “me gjashtë fishekë. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targe AA 874 KY dhe gjendej në shoqërinë e shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexha
Gjate kontrrollit të mjetit në pjesët e brendshme të tij është bërë e mundur gjetja dhe e një arme tjetër pistolete tip TT si dhe 30 fishekëve për këtë pistoletë. Vetë Morina mësohet të ketë pohuar se pistoletat I mbante për vetëmbrojtje.
Add new comment