Pas Rusisë vjen radha e Britanisë për të bombarduar në Siri

Postuar në 04 Tetor, 2015 14:41

Ndërhyrja e Rusisë në Siri ka krijuar një terren të ri gjeopolitik, duke detyruar Britaninë të rishikojë qëndrimin e saj për konfliktin në Damask. Kryeministri David Cameron bëri të ditur se do të inkurajojë sërish planin për angazhimin ushtarak të Britanisë kundër Shtetit Islamik.
Cameron deklaroi për Daily Mail se operacionet ushtarake britanike në Siri nuk përjashtohen, duke shtuar se ka arsye që fushatat ajrore të zgjerohen përtej Irakut.
Dy vjet më parë parlamenti britanik rrëzoi propozimin e Cameron për ndërhyrje ushtarake të Siri, duke lënë në fuqi vendimin për intervenim vetëm në Irak. Kryeministri britanik mendon se operacionet luftarake ruse nuk e bëjnë të pavlefshëm një angazhim të Britanisë në konfliktin me shtetin Islamik.
"Jam i qartë se një nga kërcënimet më të mëdha që duhet të përballojmë është terrorizmi"- deklaroi kryeministri britanik në prag të kongresit të partisë së tij. Cameron tha se do të rrisë mbështetjen për forcat speciale SAS dhe se qeveria do të avancojë në blerjen e 20 avionëve të telekomanduar pa pilotë.

Comments

Submitted by Siria nuk eshte... (not verified) on

Spanja republikane u shnderrua ne monarki kushtetuese, se ndodhi ne mes te Europes, e megjithate...kujtohuni sa i gjate ishte vargu i viktimave te saj...
Madje, erdhi nje kohe qe ishte e veshtire te thuhej: kush pati te drejte ne ate Lufte?
Biri i nje Luftetari te Spanjes, ne Shqiperi, e kembeu Republiken e Atit me nje teke raki!
Por le t'i leme menjane idealet, qe ju s'i kini aq qef dhe te flasim per lende: Nuk ka menyre tjeter te shkuarjes drejt Luftes se Madhe?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.