Ekzekutohen në Tiranë një vajzë dhe një djalë(identifikohen viktimat)(video)
Dy persona janë ekzekutuar sot në mbrëmje pas Urgjencës së Tiranës. Një vajzë e cila ishte në timon dhe një djalë kanë gjetur vdekje në mjetin tip BMW me targa AA 675JS. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se atentatorë kanë qenë dy persona me kapuç të cilët kanë kryer qitje automatike dhe me pistoletë. Ky është një variant ende jo zyrtar.
Ndërkohë policia ka përcjellë këtë informacion paraprak:
"Rreth ores 20.00, prapa lulishte “1 Maji” në Tiranë, persona te paidentifikuar kane qëlluar me arme zjarri tip kallashnikov ne drejtim te automjetit tip BMW seria 5 ngjyre gri me targa AA 675 JS. Në makinë ne timon ishte Elvis Gaçaj, ne vend te pare Aurora Oskyan dhe pasagjer në sediljen e pasme Kevin Rugova. Si pasojë e të shtënave kane gjetur vdekjen shtetasi Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, si dhe eshtë plagosur Elvis Gaçaj i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. POlicia po punon për zbardhjen e plote te ngjares dhe kapjen e autorit."
Add new comment