Deputeti Tom Doshi dy herë i dënuar, publikohen faksimilet
Gazeta “Dita” në artikullin kryesor të saj shkruan sot se deputeti Tom Doshi rezulton dy herë i dënuar. Ne pjeset nga një vendim i dënimit të dytë të deputetit Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit shkruhet edhe që Doshi është dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990. Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë. Nga vendimi publikuar sot ne gazeten “Dita” mësohen dhe rrethanat e ngjarjes. Doshi dhe tre shokë të tij, të katërt ushtarë në atë kohë, janë konfliktuar me një grup të rinjsh durrsakë, ndaj të cilëve është qëlluar më thikë, me pasojë dy të plagosur rëndë.
Vendimi sqaron se një grup të rinjsh durrsakë në stolat e lulishtes në qendër të qytetit të prekur nga fjalët e grupit të 4 ushtarëve të dehur, ka reaguar ndaj tyre duke u kërkuar të pushojnë. Gjithcka më pas ka shkuar keq. Grupi i ushtarëve Tom Doshi, Ymer Lala, Sokol Kopshtari dhe Amir Bushati kanë qëlluar me thikë ndaj tyre. Dy kanë mbetur të plagosur. Vendimi sqaron se 4 ushtarët u akuzuan për plagosje të rëndë me dashje ne bashkëpunim. Por i pandehuri Ymer Lala gjatë hetimit mori përsipër të dyja. Gjyqi në përfundim ka dënuar Ymer Lalën me 5 vjet heqje lirie, Tom Doshin me 1 vit, Amir Bushatin me 7 muaj burg dhe tre muaj riedukim nëpërmjet punës dhe sokol Kopshtarin me 5 muaj heqje të lirisë dhe 3 muaj riedukim nëpërmjet punës.
Ndërkohë gazeta shkruan se z.Doshi në këtë vendim dhe në dokumentin tjetër faksimile të listës së të burgosurve figuron me mbiemrin Dashi. Provohet katërcipërisht nga emri i nënës, babait, datëlindja, vendlindja dhe lidhjet e rrethanave që bëhet fjalë për z.Doshi të sotëm.
Add new comment