Xhamaika: Britania të kërkojë falje dhe të japë reparacione për periudhën e skallvërisë
Britania po përballet me kërkesën “e çuditshme” për reparacione dhe dëmshpërblime nga Xhamaika, për periudhën e skllavërisë. Kërkesa vjen pak përpara se kryeministri David Cameron të vizitojë këtë vend dhe e tjetërson të gjithë jehonën e saj. Zyra e kryeministrit britanik ka deklaruar se reparacionet apo kërkesa e faljes nuk janë qasja e duhur. “The Guardian” sjell në vëmendje një letër që akademiku Sir Hilary Beckles, publikon në Jamaica Observer, drejtuar Cameron: “Ju jeni nip i tokës xhamajkiane që është pasuruar dhe privilegjuar nga mëkatet e parardhësve, mëkate të skllavërisë...Ne kërkojmë që ju të njihni përgjegjësinë që ju trashëgoni për këtë situatë dhe të kontribuoni në një program rehabilitimi...”. Fakti që kryeministrit britanik i kujtohen parardhësit, zotërues skllevërish, pak përpara vizitës do të thotë shumë. Britania po synon të rigjallërojë marrdhëniet me këto vende, të cilat kanë hedhur sytë nga Kina dhe Venezuela. Por problemi që shtrohet është serioz, sidomos për faktin se përveç aspektit moral dhe etik, është edhe ai financiar: bëhet fjalë për miliarda.
http://www.theguardian.com/world/2015/sep/29/jamaica-calls-britain-pay-b...
Add new comment