Pija që ju dobëeson aq shpejt sa nuk e imagjinoni
Në përbërje të kësaj pije është çaji i gjelbër, por nëse juve nuk ju pëlqen shija e çajit të gjelbër, shtesat e shijshme si portokalli dhe nenexhiku do të bëjnë që aroma e çajit të gjelbër të jetë sekondare, por që prapëseprapë të dobësoheni brenda një kohe shumë të shkurtër, shkruan Origjinale.
Përbërësit:
– 1 litër ujë
– 5 qese të çajit të gjelbër
– 1 portokall
– një grusht gjethe të freskëta nenexhiku
Përgatitja:
Në një litër ujë të nxehtë shtoni pesë qese të çajit të gjelbër. Lërini ashtu të qëndrojnë për rreth tre minuta, pastaj lëreni të ftohet. Priteni një portokall në feta. Në një kavanoz ose tenxhere të madhe me kapak derdheni çajin e gjelbër, shtoni fetat e portokallit dhe një grusht gjethe nenexhik të freskët. Mbylleni kavanozin dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës që përbërësit të përzihen mirë. Gjysmë litër për person është e mjaftueshme për një person gjatë ditës së nesërme.
Dr. Oz rekomandon një filxhan të kësaj pijeje para çdo shujte të ushqimit dhe premton një betejë të fituar me kilogramët.
Add new comment