Dobësohuni shpejt me dietën japoneze!
Dieta japoneze është një dietë 14 ditore e cila përmban në menunë e saj kryesisht perime duke përfshirë ndonjë frut, por edhe pak mish!
Dita e parë
Mengjesi: kafe e zezë;
Dreka: 2 vezë të ziera mirë, sallatë me lakër të zier, me vaj bimor, një gotë lëng domateje, pa kripë;
Darka: peshk të pjekur në skarë, apo të zier.
Dita e dytë
Mengjesi: kafe të zezë, pak buke të zezë;
Dreka: peshk të pjekur në skarë, apo të zier, sallatë me perime apo me lakër, të përzier me vaj bimor;
Darka: 200 g mish të zier lope, një gotë kos.
Dita e tretë
Mengjesi: kafe të zezë, bukë të zezë të thekur;
Dreka: një kungull i pjekur, një mollë;
Darka: 2 vezë të ziera mirë, 200 g mish të zier lope, sallatë nga lakra e freskët, me vaj bimor.
Dita e katërt
Mengjesi: kafe të zezë;
Dreka: 1 vezë jo shume të zier, 3 karrota të mëdha, të ziera, me vaj bimor, 15 gramë djathë të fortë;
Darka: 1 frut sipas dëshirës.
Dita e pestë
Mengjesi: Karrotë e freskët me lëng limoni;
Dreka: një peshk të pjekur, apo të zier, një gotë lëng domatesh, pa kripë;
Darka: frut
Dita e gjashtë
Mengjesi: kafe të zezë;
Dreka: gjysmë pule të zier, sallatë me lakër të zier, apo karrota me vaj bimor;
Darka: 2 vezë të ziera, sallatë me perime.
Dita e shtatë
Mengjesi: çaj pa sheqer;
Dreka: 200 gram mish lope, të zier, një frut;
Darka: Zgjidheni ndonjë darkë nga ditët e tjera, me përjashtim të ditës së tretë.
Gjatë mbajtjes së kësaj diete duhet që të lëvizni sa më shumë. E nevojshme është një shëtitje e lehtë të paktën 30 minuta në ditë.
Add new comment