Elvis Mataj, dëshmitari i mbrojtur i CEZ, vëllai i ish-këshilltarit të Berishës
Elvis Mataj, personi që ka statusin e dëshmitarit të mbrojtur në çështjen CEZ faktohet që mund të ketë patur lidhje jo vetëm me LSI-në, por edhe me ish-kryeministrin Berisha. Gazeta “Tema” ka zbuluar se Elvis Mataj është vëllai i Endri Matajt, ish-këshilltar i kryeministrit Berisha nga viti 2009 deri në vitin 2012.
Në profilin e tij në LinkedIn, Mataj ka të botuar CV-në e tij dhe përshkrimin e punës pranë kryeminstrit Berisha. Sipas Temës kjo dëshmon se Ismailaj ka emëruar Elvis Mataj si drejtor ekzekutiv të DIA, për shkak të lidhjes së fortë që Mataj kishte me Sali Berishën, pasi vëllai i Elvis Mataj, ishte këshilltar i tij.
Tema thotë se kjo lidhje implikon drejtëpërdrejtë, ndikimin që Berisha ka pasur tek kontrata e Ismaliaj me çekët dhe i jep të drejt ish-ambasadorit Tepshi, që ka përmendur emrin e Berishës si njeri i afërt me Ismaliaj.
Add new comment