Futet në lojë padia civile ndaj Ismailajt, kërkohet kthimi i 4.8 milionë eurove
Në kohën që po përflitet kalimi i shumave të mëdha të përfituara nga DIA në kompani afër Ilir Metës, lidhur me skandalin e mbledhjes së borxheve të CEZ, del në skenë një tjetër variant për destinacionin e parave. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është duke përgatitur një padi civile ndaj Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë ‘Debt International Advisory’ (DIA) për t'i kthyer shumën prej më shumë se 4.8 milionë euro, që ka zhvatur gjatë kohës që ka vjelë borxhet e kompanisë ceke.
Burime brenda OSHEE, thanë për Gazeta Shqiptare se janë ngarkuar dy juristë që po merren me përgatitjen e dosjes, ndonëse do të duhet të presin derisa prokuroria ta dorëzojë në gjykatë dosjen ndaj biznesmenit dhe vetëm në nisje të procesit mund ta depozitojnë padinë e tyre si padi brenda procesit penal. Nga hetimet e prokurorisë rezulton deri më tani, se shuma në fjalë, është përvetësuar përmes një skeme mashtruese nga Ismailaj dhe paratë janë transferuar drejt vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale. “Debt International Advisory” (DIA) u kontraktua për vjeljen e borxheve të kompanisë CEZ.
Ismailaj pretendonte se për shpenzimet operative i nevojitej një shumë prej afro 500 mijë euro, që duhet t’i paguheshin nga kompania CEZ për llogari të DIA. Këto para konsideroheshin nga Ismailaj si tarifë fikse mujore. Në bashkëpunim me drejtues të lartë të CEZ dyshohet se Ismailaj ka paraqitur fatura për shërbime që në fakt nuk janë kryer dhe rezultonin fiktive. Përmes këtyre faturave fiktive, ai justifikonte kalimin e shumës së majme nga kompania CEZ te DIA, që në fakt i pretendonte si identifikim debitorësh dhe pagesa për shpenzimet operative.
Kështu, në një seancë sekrete të mbajtur më datë 16 shtator 2014, gjykatësi Altin Shkurti, firmosi për pranimin e kërkesës së prokurorisë. Konkretisht në vendim thuhet se “shoqërisë “Adriatic Development Corporation LTD” në periudhën 2006-mars 2008 në bankën xxx (sot xxx) kishte përfituar transferta në mbërritje në shumën totale 4.598.501 USD dhe 800.000 EUR. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve ishte dërguar nga shoqëria “Hassans Client2Aç”, me adresë “57/63 Line ëoll Road, NewYork, USA”, në shumën totale 4.526.228 USD dhe 800.000 EUR. Përveç dërguesit të mësipërm transfertat ishin dërguar edhe nga United Recouces Ag, ST. Gallerstrasse 19, Zvicer dhe DOMINICUS Ag, ST. Gallerstrasse 19, po në Zvicër.
Add new comment