Rama i ofron shtetësi shqiptare Gajanit për ta çuar ambasador në Romë
Kryeministri Rama nuk e fsheh afeksionin e tij ndaj Italisë dhe italianëve sa herë që i jepet mundësia. Pas vizitës në Pulja ku komentoi se italianët dhe shqiptarët janë të ngjashëm në shumë gjëra, kryeministri shqiptar nuk e sheh të parealizueshëm edhe një farë bashkimi politik me Italinë fqinje në kuptimin simbolik, duke ofruar gatishmërinë për të emëruar në funksione shtetërore diplomatë italianë të karrierës siç është ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gajani. Në një takim të organizuar nga dhomat shqiptare dhe italiane të tregëtisë, ku ishin të pranishëm kryeministri dhe ambasadori i Italise, i cili është në fund të mandatit, kreu i qeverisë shqiptare duke komentuar me batutë përkushtimin e Gajanit për forcimin e miqësisë mes dy vendeve dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë i ofroi ambasadorit italian që të mos shkëpusë marrëdhëniet mes Shqipërisë, por të aplikojë për nënshtetësinë shqiptare dhe të pranojë propozimin për t'u bërë ambasador i Shqipërisë në Romë. Këto komente Rama i bëri në italisht, ndërsa më pas komentoi në shqip mundësitë e bashkëpunimit mes dy dhomavetë tregëtisë.
Comments
Tralalalala
Ne sikur e kemi me siklet te emerojme ne pozicione te rendesishme shqiptare qe kane marre nenshtetesi te huaj, tani po u propozokemi te huajve qe te marrin nenshtetesi shqiptare qe t;i emerojme ambasadore te Shqiperise neper bote, kesaj i them Rilindje une por pak si perse prapi.
Add new comment