Ndahet nga jeta Jackie Collins, humb luftën me kancerin!

Postuar në 20 Shtator, 2015 13:25

Është ndarë nga jeta novelistja e njohur Jackie Collins në moshën 77-vjeçare pasi humbin luftën kundër kancerit.

Vetëm pesë ditë më parë ajo dha intervistën e fundit ku tha se nuk pendohej për asgjë që kishte bërë në jetë, për më tepër kishte jetuar njësoj si Frank Sinatra, dhe i kishte bërë gjërat sipas mënyrës së saj.

Ndërkohë që e emocionuar dhe me lot në sy Jackie Collins pohoi se do të ishte gjithnjë pranë tre vajzave të saj.

Familja ka qenë më e prekura nga vdekja e novelistes, motra e saj e madhe aktorja Joan 82-vjeç shprehet se ndihet tërësisht e shkatërruar pasi ka humbur jo vetëm motrën por mbi të gjitha miken e saj të ngushtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.