Në mbrojtje të Sajmir Tahirit dhe një cilësim “kriminel” për Dritan Zaganin
Ajo që u perceptua si një seancë me fakte tronditëse për trafikun e drogës, rezultoi në fakt në një seancë leksioni për rilindjen e policisë. Kryeministri i Shqipërisë ka menduar që të investohet përsonalisht në mbrojtje të Policisë, të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke cilësuar se puna e bërë në luftën kundër trafikut të narkotikëve është e lavdërueshme. Sipas Edi Ramës kritikat dhe sulmet vijnë për shkak se janë prekur interesa të mëdha, ndonëse një luftë totale kundër drogës dhe pa selektivitet nuk do të sillte ndonjë reagim. Le të kujtojmë p.sh se prishja e ndërtimeve në vijën e qytetit të Vlorës kaloi pa reagime. Arsyeja kryesore ishte se u godit pa dallim. Në çështjen e hashashit ka një errësirë të madhe, pasi pavarësisht shifrave dhe grafikëve me ngjyra, fakt është se hashashi është kryelajmi i Shqipërisë sot. Bashkë me deputetët gangsterë siç thotë ambasadori i Britanisë, një pjesë e të cilëve janë shokë me kryeministrin. Me interes është goditja që Edi Rama i bëri dëshmisë së Dritan Zaganit, ish-shef i antidrogës në Fier, i cili akuzoi ministrin Sajmir Tahiri si njeri që merret me hashash vetë. Tha kryeministri: “Një kriminel, një nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajon t’i identifikojë në radhët e vetë dhe ti pakësojë në radhët e vet, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje, dhe i Kreut të Shtetit së fundmi. Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim, nuk paraqitet në Prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të. Por paraqitet për azil politik në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës, të detyrimit të paraqitjes. Kaq mjafton për të kuptuar sa poshtë ka rënë ky pazar, sa e ulët është bërë kjo lojë”. Po si vallë arriti të dalë nga Shqipëria Dritan Zagani kur ishte në arrest shtëpie? Dhe çfarë do të thotë kryeministri nëse Zaganit i miratohet kërkesa për azil politik?
Panorama e një qeverie që është në krye të punëve është tashmë një gënjeshtër përkëdhëlëse rutinë. Ajo dëshmon për fazën autike të qeverisë, që njeh si realitet të vetëm shifrat dhe statistikat që prodhon vetë. Nuk mbetet veçse të urojmë që këto të bëhen të besueshme një ditë për të gjithë qytetarët.
Comments
Zagani dekonspironte?
Or Zoti Kryeminister, Zagani i "dekpnspironte" operacionet antidroge tek Guardia di Finanza, jo tek drogaxhinjte dhe a ta merr menja ty perse e bente ai kete? Pikerisht sepse nuk kishte besim tek Tahiri dhe gjeneralet e Tahirit.
.... ore kjo puna e makines..
.... ore kjo puna e makines.....
1- nqs tahiri i ka shit makinen nje trafikanti dhe ska ber kalimin e pronesise eshte trashaman.
2- nqs e ka shit si ka mundesi qe e ka perdor vete me familje dhe i ati pasi e ka shit??? qe tahiri eshte me kokainoman se rama kete e dinim.... nejse dava drogaxhish
Add new comment