Eklipsi i super Hënës vjen më 27 shtator: sa i rrallë është spektakli qiellor?
Nëse ju ndodh që t’i ngulni sytë në qiell për disa orë para mesnatës së 27 shtatorit, ju mund të shihni një hënë të kuqe gjigante. Mos u alarmoni. Nuk ndodh asnjë gabim me Hënën. Siç bën me dije “Christian Science Monitor”, në fakt, ju do të jeni dëshmitarë të një ngjarjeje të rrallë qiellore: një super Hëne që përkon me një eklips hënor. Të dy fenomenet e krijuara do të jenë fort intriguese nga lart në qiell. Hera e fundit që janë bërë të dy së bashku, ka ndodhur më shumë se 30 vjet më parë. “Ndodh rrallë për shkak se është diçka që një brez i tërë mund të mos e ketë parë”, shprehet Noah Petro, zëvendës shkencëtar i projektit për Reconnaissance Orbiter Lunar në Goddard Space Flight Center NASA. Hera e fundit e kombinimit të këtyre dy ngjarjeve yjore ishte në vitin 1982. Ndërkaq, ekspertët e NASA-s parashikojnë se fenomeni i ngjashëm nuk do të ndodhë deri në vitin 2033.
Comments
hahaha
eklipsi eshte ne 28 shtator
Add new comment