Bankers s’pranon të paguajë taksa, se ka dalë me humbje. Sa firma të mëdha kemi të tilla? Kush i ka kontrolluar?

Postuar në 14 Shtator, 2015 17:58

Në momentin që kuponi tatimor është bërë kali i ri i betejës fiskale të qeverisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, AKBN dhe kompania kanadeze që shfrytëzon naftën e Patos Marinzës, “Bankers Petroleum” do t’i drejtohen një kompanie ndërkombëtare auditimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet financiare që kanë mes tyre. Një shpenzim i deklaruar në vitin 2011 prej 303 milionë dollarë, të cilin “Bankers” pretendon se e ka kryer, por që AKBN thotë se është i pajustifikuar, është baza e mosmarrëveshjes.

Marrëveshja konçesionare mes shtetit shqiptar dhe kompanisë kanadeze parashikon që pasi kompania të ketë rekuperuar të gjitha shpenzimet në fushën e Patos Marinzës, ajo detyrohet të paguajë 50 për qind tatim mbi fitimin. Deri tani kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. AKB pretendon se kompania i ka fryrë shpenzimet artificialisht, duke shtuar 303 milionë dollarë të pajustifikuara.

Nëse kjo shumë zbritet nga shpenzimet, atëherë të ardhurat që kompania ka realizuar nga shitja e naftës i tejkalojnë shpenzimet totale dhe grupi kanadez do të duhet të kishte paguar tatim mbi fitimin, sipas llogarive, deri në 57 milionë USD. Interesante është se ende kompanitë e naftës nuk kanë paguar asnjë lek tatim fitimi, pasi të gjitha deklarojnë se nuk i kanë rekuperuar shpenzimet.

Pikëpyetjet janë të shumta: Pse AKBN zbuloi pikërisht tani dhe jo 4 vjet më parë se Bankers nuk i justifikon dot shpenzimet e deklaruara? Mungesë ekspertize apo mbyllje goje me “tufa faktesh të pakundërshtueshme”? Si ka mundësi që kompanitë e mëdha dain rregullisht me humbje për vite të tëra dhe këmbëngulin të qëndrojnë? Sa kompani të tjera, në naftë dhe sektorë të tjerë, ka që deklarohen për çdo vit me humbje dhe nuk paguajnë taksa?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.