Evazioni fiskal, gati gjobat për 500 bizneset me risk
Nga sot, 7 shtator, nisin penalizimet për të gjithë ato biznese që do të evidentohen se kryejnë evazion. Java e parë e shtatorit shërbeu si një kohë për të ndërgjegjësuar dhe informuar biznesin, por edhe për t’i dhënë kohe regjistrimeve ne QKR, të cilat gjatë muajit gusht shënuan një rritje të ndjeshme. Grupet e kontrollit do të shtrihen në të gjithë vendin, por pjesa më e madhe e tyre, do të jenë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, aty ku është e përqendruar edhe pjesa me e madhe e aktivitetit ekonomik. Po ku do te fokusohet ky aksion? Në një kronikë të trasmetuar nga “Vizion plus” thuhet se në bazë të një pune paraprake, janë evidentuar rreth 500 biznese me risk që sipas tatimeve i fshihen detyrimeve ndaj shtetit. Grupet do të kalojnë në site të gjitha deklarimet e pagave që kompanitë ka bere për punonjësit. Sipas tatimeve, deklarimi jo real i pagës, si dhe puna në të zezë është një fenomen shqetësues, ndaj kontrolli ne këtë fushe, do te marre vëmendjen kryesore. Nga ana tjetër, administrata fiskale thotë se një tjetër shteg i abuzimeve është edhe pagesa e rentës minerare, ndaj ky sektor do te jete pjese e kontrolleve te detajuara. E ndërsa për biznesin VIP, administrata fiskale ka ndjekur strategjinë e riskut, sipërmarrësit e mesëm dhe te vegjël do të kontrollohen të gjithë. Kush do të kapet pa nipt do t’i sekuestrohet malli, malli që kapet pa faturë do të konfiskohet, ndërsa do të penalizohet si shitësi dhe blerësi, nëse malli është pa kupon. Aksioni do te mbështetet edhe nga forcat e rendit, për te parandaluar konfliktet e mundshme.
Add new comment