Western në Laç, arrestohet deputeti socialist, Armando Prenga. Dyshohet se plagosi 4 persona me armë

Postuar në 05 Shtator, 2015 10:02

Tjetër dhimbje koke për Edi Ramën, pas çështjeve që përfshinë deputetë të mazhorancës në çështje kriminale.
Pas telasheve me Tom Doshin, Mark Frrokun, Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreu, një tjetër deputetit socialist është arrestuar për plagosje me armë.
34 persona janë shoqëruar në policinë e Kuribinit pas një sherri masiv mes anëtarëve të dy familjeve në Laç. Nga konflikti i armatosur kanë mbetur të plagosur 6 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
I përfshirë në këtë ngjarje është edhe deputeti socialist Armando Prenga. Ai dyshohet se është autor i plagosjes me armë zjarri të 4 nga 6 personave. Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se konflikti me armë raportohet të ketë ndodhur në ambjentet e komisariatit të Kurbinit. Për këtë ngjarje ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. "Terri informativ i urdheruar nga Rama dhe zbatuar nga Tahiri mbi ngjarjen kriminale ku Armando Prenga plagosi me arme zjarri 4 qytetare brenda komisariatit te Lacit ka per qellim manipulimin e ngjarjes dhe mbrojtjen e deputetit te Rames duke ja lene fajin dikujt tjeter. I bej thirrje mediave te mos heshtin, te mos pranojne presionin per te manipuluar ngjarjen dhe te bejne detyren ndaj shoqerise duke raportuar te verteten"-shkruan Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.