Kthim i shëndetshëm për Adele: “Jam dobësuar duke i thënë lamtumirë mishit dhe duhanit”

Postuar në 02 Shtator, 2015 08:28

3 vjet pas tërheqjes nga skena dhe lindjes së vogëlushit Angelo James, nga lidhja me Simon Konecki, Adele përgatitet për një rikthim të madh: përveçse ka gati albumin e ri, i treti në karrierën e saj, mbretëresha britanike e soul është gati të shpërfaqë për botën një siluetë të re, përftuar falë një revolucioni të vërtetë të stilit të saj të ri të jetës. Ka mbyllur përgjithmonë marrëdhënien me duhanin falë hipnozës, ushqimeve të rrigës dhe mënyrës së jetesës aspak të shëndetshme. Në muajt e fundit këngëtarja 26-vjeçare është dobësuar 30 kilogramë, kjo arritur dhe falë dietës vegjetariane: “Kam hequr dorë nga tymosja dhe nuk ha më mish”, ka rrëfyer ajo për revistën People, duke sqaruar se “e kam bërë ekskluzivisht për shëndetin tim. Nuk kam dashur kurrë të ngjaj me modelet e kopertinave të revistave, duke përfaqësuar shumicën e femrave dhe për këtë jam e sinqertë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.