Hungari: gjykata urdhëron arrestimin e 4 burrave që shkaktuan vdekjen e 71 emigrantëve
Një gjykatë hungareze ka urdhëruar arrestimin paraprak të 4 të dyshuarve për vdekjen e 71 emigrantëve që humbën jetën në një kamion në Austri. Ferenc Bicskei, president i Gjykatës Kecskemet, tha këtë të shtunë se arrestimet paraprake do të jenë në fuqi. Bicskei tha se 4 të dyshuarit e apeluan vendimin e gjykatës, duke u shprehur se nuk kanë kryes asnjë krim. Prokurorët thanë se ashpërsia e krimit dhe rreziku që të dyshuarit të largohen, justifikon arrestimin e tyre. Të dyshuarit u arrestuan të enjten në Hungari. 3 të dyshuarit bullgarë janë të moshës 29, 30 dhe 50 vjecc, thanë zyrtarët, ndërsa i katërti është afgan i moshës 28 vjeç.
Add new comment