Reagim në Kosovë/Qëllohet me vezë të prishura makina e Isa Mustafës
Isa Mustafa është bërë objekt i një kundërvënieje të madhe në Kosovë. I ardhur në pushtet me marifete negociatash të stërzgjatura dhe me premtimin se Hashim Thaçi dpmtë jetë President, Mustafa ia ka dale të krijojë pakënaqësi. Kjo falë edhe lajmeve të fundit që hedhin hije skandali korruptiv. Në këtë kuadër, Lëvizja Vetëvendosje ka kapur rastin për t’u shfaqur si forcë e veprimit dhe ka organizuar një protestë lu është qëlluar me vezë të prishura makina e Mustafës. “Vetëvendosje do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila, po e defunksionalizon shtetin tonë”, thuhet në një deklaratë të VV-së. Po sot opinionisti Halil Matoshi publikonte një shkrim në “Koha Ditore” me titull: “Kërkoj falje publike: Isa qenka krejt si ata”, ku ndër të tjera shkruan: “Lajm shokues u bënë sërish të bijtë e kryeministrit Isa Mustafa. Në thelb pa fajin e tyre. Nuk është problem as BMW-ja, as servisimi dhe as i biri i kryeministrit, Besniku (i kërkoj falje që detyrohem t’ia përmend emrin), por problem është vetë kryeministri, që si një qytetar i edukuar dhe politikan që pandehej se ka një trohë etikë pushteti , nuk mundi ose nuk deshi të dëshmonte se Kosova mund të qeveriset edhe ndryshe nga HTH. Ai nuk tregoi se është pak më i përmbajtur në lakmi, pak më përballues në tundim dhe që mund ta shkëpuste Kosovën nga mendësia kriminale, porse as ai nuk i rezistoi pasurimit prej një zyre publike.
Kurrë nuk kam dashur të besoj që ky njeri mund të bjerë në këtë derexhe...E sot, u përligj ajo që e pëshpëritin të pakënaqurit me të gjitha pushtetet e pasluftës në Kosovë. Krejt njësoj”.
Comments
puna eshte qelbur me kohe
edhe koken si veze te prishur e ka Mustafa...
Add new comment