Më në fund në Shqipëri një grup rekordesh! (FOTO)
Dështimi mund të jetë pjesë e jetës, por grupe të pafundme kërcimi në Shqipëri sic janë krijuar ashtu dhe janë zhdukur brenda një kohe të shkurtër.
Andi Murra, themeluesi i Quest Style Crew, grupit të përberë nga kërcimtarë të rinj shumë të taletuar(si Xhulia Shima, Arbiol Dardha), ndryshoi rrjedhën e historisë. Në 2012, ai vendosi të përbëjë ndryshim në tregun shqipëtar.
Quest Style Crew është pikërisht ai grup që po thyen rekorde në Shqipëri, e jo vetëm. Krahas renditjes në vend të parë, për të dytin vit radhazi në ‘Summer Fest’, mësohet se QSC (sic quhet shkurt), po bën dhe bashkëpunime me artiste të huaj, një nga realizimet e tyre është ai me Lil Jon.
Quest Style Crew, është grupi me numër rekord nxënësish në Akademi, sikurse dhe më i ndjekuri në rrjetet sociale, e me mbi 600.000 klikime në YouTube.
Pjesetare te tjere te QSC: Lediana Veizaj, Fatjon Duka, Nik Muça, Ermal Paraspuari
Add new comment