Defiçiti te taksat, ekspertët e ekonomisë thonë se evazioni më i madh shkaktohet nga TVSH
Qeveria ka paralajmëruar se nga 1 shtatori nis aksioni kundër informalitetit, duke planifikuar arkëtimin e 330 milionë dollarëve. Ndërkohë ekspertët vlerësojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është taksa që shkakton edhe evazionin më të lartë, që bën të pamundur matjen e qarkullimit të mallrave në ekonomi dhe mundëson më pas fshehjen e taksave të tjera, si tatimi mbi fitimin. Shqipëria rezulton deficitare në mbledhjen e shumë taksave, ndërkohë që qeveria pranon se nivel i informaliteti që arrin në 30%. Por për ekspertët, evazioni më i madh bëhet me TVSH-në dhe prej këtu, fillon rrjedhja edhe me taksat e tjera. Bujar Bendo, ekspert për ekonominë, një një reagim për “Ora News” thotë se “Në rastin e mosformalizimit kuptohet që ne na kanë ikur të gjitha taksat. Kryesorja është që TVSH-ja. Në momentin që TVSH-ja nuk ecën si duhet atëhere kuptohet që të gjithë treguesit fiskalë do të vijnë në rënie”. Shqipëria grumbullon TVSH sa 9 % e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, ndjeshëm më pak se sa mbledhin të ardhura nga kjo taksë vendet e tjera të rajonit. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se aksioni i qeverisë do të ketë pak ndikim te bizneset e regjistruara që bëjnë deklarime të rreme apo shmangie të taksave. Bujar Bendo, thotë: “Shkaku është administrata tatimore, pasoja është kjo që ne shikojmë në terren”.
Add new comment