Sëmundja e rrallë, ish.modelja që nuk mund të hajë (foto & video)

Postuar në 28 Gusht, 2015 11:35

Nuk ka kura, vetëm kirurgji për të mbijetuar në jetë pothuajse normale. Ish-modelja Lisa Brown, 32 vjeçe vuan nga një sëmundje e rrallë. Në moshën 32-vjeçare ajo peshonte vetëm 40 kilogram dhe nuk mund të ushqehej. Sëmundja që ajo ka është sindroma e arteries superior mesenterike, një patologji e rrallë gastro-vaskulare që nuk lejon ushqyerjen: nuk mund të përtypë as ushqimet më thjeshta pasi reagon me të vjella, përzierje dhe dhimbje në organet e brendshme. Lisa Brown është një nga 400 rastet e dokumentuara në botë me të njëjtën sindromë. Vdekshmëria e kësaj sëmundjeje është e lartë, ku në raportin 1-3 nuk arrin të mbijetojë. Sëmundja iu shfaq në 2013, pas vizitave në tre spitale të ndryshme dhe analizave të stërzgjatura diagnostikuese. Lisa vazhdonte të humbte peshë dhe për dy vjet ra 30% të masës që kish më përpara. “Isha gjithmonë aktive, e shoqërueshme, e shëndetshme. Tani kam vetëm dhimbje dhe duhet të mbështetem te ndihma e të tjerëve. Duket se kam dy grushte metali që më shtrëngojnë dhe shtrydhin stomakun. Kjo sëmundje më ka përfshirë të gjithën: koha që kaloja me familjen ishte shumë argëtuese ndërsa tani që jam e sëmurë është shndërruar në një rol asistence të vazhdueshme”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.