Botërori i Atletikës: fiton kupën e artë dhe paguan taksinë me medaljen
Ndodh edhe kështu. Çështje fati. Të fitosh goxha kupë e të mbetesh me gisht në gojë. Kjo i ndodhi atletit Pavel Fajdek, i cili mori medaljen e artë në garën e hedhjes së gjyles. Djaloshi polak i ngazëllyer nga fitorja, mblodhi të gjithë shokët dhe shkoi të hidhte disa gota në një nga lokalet e Pekinit. Festa shkoi aq gjatë sa që gotë pas gote, e deri në gllënjkën e fundit, situata i doli jashtë kontrollit. Mëngjesin e nesërm bëri zbulimin. Medalja nuk ishte më. Në fakt, atleti polak kish paguar taksinë që e ktheu në hotel. Kështu, pasi u kthjellua mirë se çfarë kishte bërë, njoftoi policinë kineze, e cila e ndaloi taksistin, duke i rikthyer për fat, trofeun e tij.
Add new comment