Dyshime për goditjen e informalitetit. Nikolin Jaka: Administrata fiskale përgjegjëse për formalizimin e ekonomisë
Përfaqësuesit e bizneseve shqiptare shprehën dyshimet dhe shpresat e tyre për goditjen e informaliteti dhe evazionit me operacionin që pritet të nisë muajin tjetër, thotë në një raport “Zëri i Amerikës”. Po sipas këtij raportimi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës deklaroi se shërimi i plagëve të ekonomisë është i domosdoshëm dhe se mbështet çdo nismë që përmirëson gjendjen e rënduar. Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, theksoi për “Zërin e Amerikës”se informaliteti dhe evazioni janë sëmundjet më të rënda, sepse ato prodhojnë korrupsion. Jaka tha se është hera e parë që qeveria e pranon se informaliteti dhe evazioni vjen nga brenda administratës fiskale, e cila është përgjegjësja për formalizimin e ekonomisë. Përfaqësuesit e biznesit shpresojnë që operacioni më i ri të mos jetë një fushatë apo një luftë ndaj informalitetit, por duan të jetë një reformë dhe një ligj që zbatohet normalisht në çdo ditë të vitit. Asnjë biznes nuk mund të kryejë evazion apo veprime informale nëse nuk mbrohet nga inspektorë të korruptuar, pohojnë firmat private, të cilat shpresojnë që nisma të mos deformohet gjatë rrugës.
Add new comment