Shënim: Rama e Shehaj, dy komunikime me publikun dhe asnjë komunikim real. Pse dalin xhanëm?
Dy komunikime me mediat dhe/ose me audiencën e gjerë ditën e sotme, njëra e kryeministrit Rama në fb dhe tjetra e drejtoreshës së përgjithshme të tatimeve, Shehaj. Ramën e pyesin për largimet e mëdha të shqiptarëve dhe thotë se janë emigrantët tanë në Greqi që venë në Gjermani. Edhe një seri pyetjesh të tjera marrin përgjigje kodra pas bregut. Drejtoresha më e përfolur e administratës, ajo e tatimeve, nga ana tjetër njofton konferencë për shtyp, por lexon vetëm një deklaratë dhe ikën. Ndoshta për të përgënjeshtruar gojët e liga që mund të kenë thënë se ajo nuk di shkrim e këndim.
Atëherë pse dalin dhe bëjnë gjasme sikur komunikojnë? Apo është parimi i PR modern, “dil dhe mos thuaj asgjë”?
a.j
Comments
Per me shume info per
Per me shume info per drejtoreshe Bri(m)siden mund te lexoni edhe te ky linku:
http://opozita.com/2015/08/23/drejtoreshe-brisida-ia-mbledh-rripat-ambas...
Add new comment