Rama u përgjigjet pyetjeve në FB: Gjithçka në perfeksion, i kemi gjërat shumë të qarta!

Postuar në 24 Gusht, 2015 13:43

Asnjë ndryshim në qeveri, marrëdhëniet me Ilir Metën janë të shkëlqyera dhe eksodi i shqiptarëve drejt Gjermanisë nuk ka burimin nga Shqipëria, por nga Greqia. Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit me qytetarët në facebook që nisi në mesditë, duket se nuk sheh asgjë që nuk shkon me qeverisjen dhe vendin. Ja disa pyetje-përgjigje:

 

-Prape te vegjelit e fukarenjte do ta hane nga lufta me informalitetin?

Perkundrazi! Kjo eshte nje beteje e jashtezakonshme ne mbrojtje te tyre, te konsumatorit dhe biznesit te ndershem qe paguan taksa.

-Zoti KM mbas sa kohesh mendoni se mund te perfundoje reforma ne sistemin energjitik,ndryshimin ten larte nga10kë ne 20kë?

Kemi hyre ne nje faze te re! investime te munguara me dekada e permiresim rrenjesor i sherbimit ndaj klientit pasi shmangem humnerën.

-Cfare zgjidhje mendoni ti jepni ceshtjes se naftes pasi ka shume diference me vendet e rajonit ?

Diferencen e ben fakti se ne rajon taksa e qarkullimit eshte e ndare nga çmimi dhe paguhet veç. Ne Shqiperi paguhet brenda çmimit.

-Pse po ikin kaq shume qytetare shqiptare nga Shqiperia ne Gjermani?

Eshte fakt qe dihet tanime dhe nga autoritetet atje se shumica derrmuese e shqiptareve s’jane te ikur nga Shqiperia po nga Greqia!

-Si jane marredheniet tuaja me Ilir Meten?

Me te mira se asnjehere me pare qyshse kemi vendosur te qeverisim Shqiperine se bashku.

-A do kete ndryshime ne qeveri dhe ministra te PDIU­se?

S’ka plan per ndryshime ne kabinetin qeveritar. Ky kabinet eshte produkt i kontrates me popullin shqiptar ne 23 qershor 2013.

-Do ta mbash premtimin per vaditje dhe kullim ne buqesi se der tani nuk eshte ber asgje ne Gjirokaster?

Deri tani eshte bere shume krahasuar me 21 muaj me pare por ka ende shume me shume per te bere e po punojme ne kete drejtim.

-Prioritetet do vazhdojne te jene rremujçe apo do selektohen e te realizohen?

Mbase ngjan rremujçe nga aty ku e shihni ju, po ne prioritetet i kemi shume te qarta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.