20 anije japin SOS në det të hapur, shpëtohen 4.400 emigrantë nga roja bregdetare italiane
Emigrantët libianë vazhdojnë të rrezikojnë nëpërmjet detit. Roja bregdetare italiane njoftoi sot se u shpëtuan 4.400 emigrantë pranë bregdetit libian, pasi morën thirrje për ndihmë nga mbi 20 anije. Italia ka kryer prej kohësh operacione të tilla shpëtimi, duke marrë me qindra emigrantë të shpëtuar në brigjet e saj, por operacioni i sotëm ishte më i madh se zakonisht. Vetëm gjatë këtij viti, mbi 100 mijë persona kanë kaluar Mesdheun drejt Italisë. Udhëtimi është i vështirë për anijet e vogla të mbingarkuara që lundrojnë në ujëra të rrezikshme. Mbi 2.300 persona kanë vdekur gjatë muajve të këtij viti në përpjekje për të shkuar në Evropë, ndërkohë që numri total i viktimave për të gjithë vitin 2014 ishte 3.279. Evropa po përpiqet të përballojë fluksin e emigrantëve. Ata shpesh mbërrijnë fillimisht në Itali ose Greqi, dhe përgjithësisht vazhdojnë drejt vende të Evropës veriore, ku një pjesë i kanë mirëpritur, ndërsa të tjerë kanë protestuar kundër ardhjes së tyre.
Add new comment