Turma e emigrantëve çan kufirin Maqedoni – Greqi (video)

Televizioni “Rusia Today ” ka publikuar incizime nga droni, që janë bërë në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht ku shihen përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë nga pjesa e Greqisë, transmeton gazeta “Lajm”. Treni me rreth 300 emigrantë në orën 5 e 15 min, u nisë nga Gjevgjelia (kufiri jugor i Maqedonisë) drejt kufirit verio të Maqedonisë – Tabanoc, kanë njoftuar përfaqësuesir e Stacionit hekurudhor në Gjevgjeli. Zyrtarët nga Stacioni thonë se për sot nuk janë paralajmëruar më shumë trena për transportimin e emigrantëve. Gjatë ditës së djeshme 5 kompozicione treni e braktisën stacionin hekurudhor në Gjevgjeli dhe u nisën në drejtim të kufirit verior të Maqedonisë “Tabanoc”, prej nga pjesa më e madhe e tyre kanë vazhduar rrugëtimin e tyre drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Add new comment