Motrat Kardashian të inatosura me babain që u kthye në grua

Postuar në 18 Gusht, 2015 09:16

Shpërthejnë motrat Kardashian! Kim, Khloe dhe Kris të inatosura përballë Caitlyn në kamera: “Ti more famën, por po humbet familjen!” Caitlyn Jenner mund të ndjehet e sigurt dhe e lirë në identitetin e saj të ri, por njerëzit më të afërt të saj nuk janë shumë të lumtur me bombën e papritur dhe kaosin shoqërues që ajo solli me ndryshimin e gjinisë. Në episodin e fundit të “I Am Cait”, femra  65-vjeçare trans, ulur pranë të bijave, Kim, 34 dhe Khloe, 31 vjeç, dhe në një klip të mëparshëm, ish-gruaja e saj Kris, 59 vjeçe me shumë guxim dëgjoi zemërimin dhe pakënaqësitë në fjalë. Së pari, Kim u përball me Caitlyn për komentet që ajo ka bërë për ish-bashkëshorten Kris në artikullin e publikuar nga “Vanity Fair”. Sipas RadarOnline.com, legjenda Olimpike vu në debat ish-bashkëshorten e saj me revistën, duke pretenduar se menaxheri nuk ishte “tolerant” për ndryshimet e mëdha të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.