Antonio Banderas në rolin e Versace-s: Do të jetë fantastike

Postuar në 18 Gusht, 2015 11:15

Aktori i njohur ka deklaruar se është duke punuar në filmin biografik mbi stilistin i cili u vra në vitin 1997. Së bashku me regjisorin e çmimit Oscar, Bille August, në fakt, aktori spanjoll do të sjellë në kinema edhe një tjetër ikonë të botës së artit, por më së shumti kushtuar veshjeve. Bëhet fjalë për Gianni Versace, stilistin e njohur Italian, vrarë në 1997 nga një i çmendur, pranë shtëpisë së tij në Miami. “Të interpretosh Versace është fantastike” ka deklaruar ish-Zorro, duke e nënvizuar si historinë e një njeriu të jashtëzakonshëm, i dhënë me shpirt pas modës për t’i dhënë asaj vendin dhe respektin e merituar. Sipas producentëve të “House of Versace”, seritë televizive do të sjellin jetën e stilistit, i cili do të vijë si një biografi kushtuar figurës së tij. “Të interpretosh Versace-n do të jetë fantastike”, tha ai, duke premtuar respekt për njeriun që, me imagjinatë dhe kreativitet, nga Reggio Calabria “pushtoi” botën. “Idea”, ka shpjeguar Banderas, “është ajo e të ndërtuarit të jetës së Versace-s, kështu do të mund të rikthejmë individualitetin e tij”. Për aktorin, megjithatë, filmi mund të sjellë një jetë të re në aspektin profesional, që pas divorcit të tij nga Melanie Griffith.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.