Zhduket avioni indonezian me 54 persona në bord, nga të cilët 5 fëmijë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/140925-TransNusaATR4260-01.jpg?itok=x8uAETUE)
Tjetër tragjedi me udhëtimet ajrore, megjithëse kjo e fundit ende nuk është vërtetuar. Raportohet se një avion indonezian me 54 persona në bord është zhdukur në rajonin Papua. Në bord ndodheshin 44 pasagjerë të rritur, 5 fëmijë dhe 5 persona nga ekuipazhi. Kontaktet me avionin Air ATR42 humbën pak para orës 15:00 sipas orës lokale, pas ngritjes nga aeroporti Sentani në kryeqytetin rajonal Jayapura. Aeroplani ishte rrugës për në qytetin Oksibil në jug të rajonit.
Add new comment