Punësimi në Gjermani, vetëm përmes kontratave individuale
Shqipëria po përballet me kthimin masiv të qytetarëve që kanë kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Kontigjentet e para kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, por shqiptarët vazhdojnë të besojnë se në gjermani ka pun për ta. Përballë kësaj situate, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, ka thënë për “Tv Scan” se e vetmja mënyrë për t’ia dalë në këtë shtet është përmes një kontrate të rregullt pune, pasi kërkesa për azil ekonomik nuk funksionojnë. Sipas Kojdhelit, lidhja me tregun gjerman të punës, ashtu sikurse me çdo vend tjetër europian, është individuale, pasi aktualisht nuk ka një marrëveshje shtetërore që ta mundësojë këtë. Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për shtetin Gjerman, pasi ka pritur një një numër të lartë kërkesash për azil, pjesa më e madhe e të cilave janë refuzuar. Ndërkohë gjatë vizitës së saj në Tiranë vetë kancelarja Angela Merkel është shprehur se Gjermania ka nevojë për forcë punëtore të kualifikuar.
Add new comment