Emigrantët nga Maqedonia, skena dramatike në pritje të trenave drejt BE-së

Postuar në 15 Gusht, 2015 18:08

Agjensia e lajmeve “ANSA” publikon skena të papara nga Maqedonia, ku çdo ditë, që prej javësh të tëra, mes plehrave dhe dhunës, mijëra migrantë kërkojnë t’u hipin trenave që të çojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku shpresojnë të marrin azil dhe të sigurojnë një jetë më të mirë. Pamje dramatike, të publikuara dhe nga gazeta britanike “Daily Mail”, mes tyre ajo e një djaloshi të përgjakur dhe me djegie në trup nga një shkarkesë elektrike e marrë përgjatë binarëve në Gjevgjeli, në kufi me Serbinë. Migrantët përpiqen dëshpërimisht të hipin në trena edhe për shkak të ligjeve të reja maqedonase, sipas të cilave të gjithë ata persona që vijnë nga Greqia, Turqia dhe Bullgaria dhe të cilët gjenden në mënyrë të paligjshme në vendin e vogël ballkanik, mund të qëndrojnë vetëm tri ditë, në të kundërt arrestohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.