Rikthehet Willy, princi i Bel-Air

Postuar në 14 Gusht, 2015 11:54

Pas “Xena” dhe “X-Files”, një tjetër serial klasik i viteve ’90 po përgatitet të rikthehet në ekranin e vogël. Sipas “Tvline”, në fakt Will Smith dhe shtëpia e tij e produksionit “Overbrook” janë në përpjekje për të prodhuar rikthimin e “Willy, princi i Bel-Air”, seriali që e lançoi Smith në botën e spektaklit. Projekti, i cili është ende në fazën fillestare, do të ruajë të njëjtin skenar me serinë origjinale: një familje normale, e cila tronditet nga ardhja e një elementi të ri në botën e tyre. Ende nuk dihet lista e trashëgimtarëve të Will Smith, të cilët do të luajnë në këtë serial, por të shumtë janë ata që shpresojnë që Jaden, i biri 17-vjeçar do të ketë rolin e protagonistit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.