Basha akuzon Ministrinë e Financave: vetëm në korrik avullove 25 milion dollarë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status në rrjetin social Facebook shprehet se “Ministria e Financave pranoi dje se 25 milion dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevoje, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit, por, nuk arritën kurrë në arkën e publikut, sepse përfunduan njësoj si 150 milion dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Korrupsioni e kontrabanda janë arsyeja që mban bashkë qeverisjen Rama-Meta”, përfundon Basha komentin e tij në rrjetin social paraditen e të enjtes.
Add new comment